Procedohet penalisht drejtuesi i autobusit të Unazës që u përplas me mjetin tip Benz dhe ranë në Lanë.

Mësohet se u procedua penalisht drejtuesi i autobusit Muhamet Kyçyku. 62-vjeçari është në hetim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pak ditë më parë, ku për pasojë u lënduan 6 persona.