Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gllobar të Drenasit në Kosovë, ku kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm.

Sipas policisë, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në spitalin e  Prishtinës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka njoftuar Policia.