“Nuk do të shkoj në Kiev tani për tani. Dërgova kardinalin Michael Czerny dhe kardinalin Konrad Krajewski, të cilët shkuan për herë të katërt. Por unë ndjej se nuk duhet të shkoj. Fillimisht duhet të shkoj në Moskë, duhet të takoj Putin. Unë jam një prift, çfarë mund të bëj? Bëj atë që mundem. Nëse Putin hap derën”.

Kështu është shprehur Papa Françesku teksa ka bërë një vlerësim të përpjekjeve të Vatikanit për të ndaluar konfliktin në Ukrainë.

Gjatë një interviste për “Corriere della Sera”, Papa shton: “Ditën e parë të luftës kam telefonuar presidentin ukrainas, Zelensky, Putin nuk e kam telefonuar. E kisha dëgjuar në dhjetor për ditëlindjen time, por kësaj radhe nuk e telefonova. Kam dashur të bëj një gjest të qartë që ta shikonte e gjithë bota dhe prandaj shkova tek ambasadori rus. I kërkova të më shpjegonin, i thashë ‘ju lutem ndaloni’”.