Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një grua futi fëmijën e saj në valixhe, duke e lënë aty për ditë më radhë.

40-vjeçarja është transferuar ditën e sotme drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit.

Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, ndërsa tashmë do të jetë stafi mjekësorë që do të kujdeset për të.

Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë, kur bashkëshorti i saj denoncoi në polici se kishte gjetur valixhen me foshnjën e pajetë brenda.