Greqia ka vendosur të heqë të gjithë dokumentet që lidhen me Covid për qytetarët shqiptarë si kusht për të hyrë në vendin fqinj.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria jonë e Jashtme.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.