Justin Bieber nuk do mundet më të blejë Ferrari. Kompania ka marrë vendimin për të mos lejuar më këngëtarin që të drejtojë një automjet Ferrari.
Ylli i popit bëri pjesë të koleksionit të tij një Ferrari 451 në vitin 2015 dhe marka italiane u kërkon blerësve të respektojnë disa parime, si p.sh., të kujdesen për automjetin dhe të jenë të kujdesshëm në timon.
Mësohet se këngëtari parkoi diku makinën e tij dhe e braktisi atje për 2 javë, e më pas harroi se ku e kishte lënë. Ishte një anëtar i stafit të tij që arriti të gjente Ferrarin.
Markës gjithashtu nuk i pëlqen kur pronarët të modifikojnë pamjen e makinave të tyre dhe Justin jo vetëm që i ndryshoi ngjyrën, por më pas e nxori edhe në ankand.
Pas këtij incidenti të fundit, Ferrari ka vendosur të vërë veton për çdo blerje të ardhshme nga Bieber.