Sot nën Drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës, Roland Nasto u zhvillua takimi i Komisionit të Mbrotjes Civile, me masa të plota sipas protokolleve anti Covid, me numër të reduktuar anëtarësh.

Në takim morën pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës Alfred Mullaraj, Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi, Kryetari i Bashkisë Shijak Elton Arbana, Zv/ Dr i Policisë se Qarkut, Dr i Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit Elton Varaku, Dr e NJ V K SH, Aurora Hyka, Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës si dhe Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave Civile në Prefekturë.

“Prefekti kërkoi nga të pranishmit informacion për situatën aktuale në qark, vlerësimin e zonave të riskut, rritjen dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore e logjistike si dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve.

Nga ana e tij Prefekti bëri një analizë të permbledhur të situatës në qarkun e Durrësit për punën e bërë, vlerësoi punën dhe angazhimin e të tre bashkive, sektoret e Emergjencave Civile dhe të institucioneve.

Prefekti u kerkoi të pranishmëve të jenë të kujdeseshëm ne vlerësimin e riskut, ndjekjen në mënyrë fanatike të buletineve meteorologjik, rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve, sidomos me Njësitë Administrative të cilët paraqesin rrezik në territoret e tyre, komunikimi me banoret në nevojë për të dhënë ndihmën e duhur, me qellim shmangjen e çdo premise për ngjarje emergjente.

Prefekti kerkoi të rritet intesiteti i punës së grupeve ne terren për ditët e ardhshme pasi sipas parashikimeve priten rreshje me intesitet të larte dhe do të arrij piku i tyre. Gjithashtu Prefekti bëri të qartë se është vënë në dispozicion Kavalishenca e Ministrisë së Brendshme për akomodimin e personave që do të evakuohen.

Prefekti e mbylli ketë takim duke i falenderuar të pranishmit për punën e bër dhe gadishmërinë e tyre.”, thuhet në njoftimin e Prefekturës në faqen zyrtare në Facebook.