Pak pasi Twitter pezulloi përgjithmonë llogarinë e presidentit të SHBA, Donald Trump, ai tha se nuk do të heshtë dhe sugjeroi hapjen e një platforme të re.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, që u largua shpejt nga llogaria @POTUS në twitter, presidenti në largim pretendoi se “twitter” ka punuar me “demokratët dhe majtistët radikal” për të heshtur atë dhe mbështetësit e tij.
“Parashikova që kjo do të ndodhte. Ne kemi negociuar me faqe të ndryshme të tjera dhe do të kemi një njoftim të madh së shpejti, përderisa ne po ashtu shikojmë mundësitë e ndërtimit të platformës sonë në të ardhmen e afërt. Ne nuk do të heshtim. Twitter nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës. Ato kanë të bëjnë me promovimin e një platforme radikale të majtë, ku disa nga njerëzit më të mbrapshtë në botë lejohen të flasin lirshëm”, shtoi Trump.
Sot më herët, Twitter njoftoi se ka pezulluar llogarinë e Trump-it, duke përmendur një rrezik të mëtejshëm të dhunës.