Policia e Shtetit njofton se në Vlorë janë gjetur eshtrat të dyshuara si të njeriu. Pas sinjalizimit që ka marrë nga një zonjë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe tashmë mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.