Mes jetëve të humbura për shkak të Covid-19 të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë për 24 oret e fundit ishte edhe një 21-vjeçar.

Mediat vendase shkruajnë se 21-vjeçari është Visar Bici nga Bulqiza me banim në Durrës. I riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku u raportua se ndërroi jetë pasditen e 7 janarit.

Mësohet se 21-vjeçari vuante edhe sëmundje të tjera shoqëruese, si diabeti dhe obeziteti. Në rrjetet sociale i ndjeri kishte publikuar imazhe që tregonin se ka qenë në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri në familje.

Duket se 21-vjeçari kishte një përkeqësim të situatës shëndetësore ç’ka ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital. I riu u mbajt vetëm pak ditë në spital por nuk arriti të mbijetojë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në qytetin e Durrësit janë regjistruar 44 raste të reja me Covid si dhe 2 viktima.