Një krim i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku burri ka mbytur gruan e tij brenda biznesit ku ajo punonte si farmaciste.
Mediat vendase kanë publikuar sot detaje të tjera nga historia e çiftit që kishin dhe dy fëmijë të mitur.
Autori i krimit, “bashkëshorti 55-vjeçar i farmacistes bukuroshe ndodhet në spital, me roje tek dera, pasi kishte tentuar t’i jepte fund jetës.
Megjithatë, gjendja e tij nuk e lejon ende të flasë për këtë dhe policia është në pritje të momentit të duhur, për detajet mbi gjithçka ka ndodhur brenda farmacisë së 43-vjeçares.
Kamera e sigurisë tashmë ndodhet në duart e policisë. Aty tregohen të gjitha lëvizjet e çiftit, si dhe minutat e fundit të jetës së farmacistes. Për të, vetëm fjalët më të mira kanë për të thënë ata që e kanë njohur si person dhe profesioniste”, shkruan Protothema.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimit të policisë, vdekja e 43-vjeçares erdhi nga mbytja prej duarve të 55-vjeçarit.
Sipas hetimeve deri më tani, 55-vjeçari duket se e kishte planifikuar vrasjen e gruas së tij që në ditën kur ajo i kërkoi divorcin, kryesisht për shkak të xhelozisë dhe skenave që i krijonte vazhdimisht ai.
43 – vjeçarja kishte shprehur shqetësimin e saj për sjelljen e burrit tek një mikeshë të saj.





