Dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të një nate më parë ka shkaktuar përmbytjen e sipërfaqeve të konsiderueshme toke bujqësore.

Pamjet filmike të mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm” nga banorët e zonës tregojnë situatën kritike, e cila rrezikon të përkeqësohet në orët në vazhdim nesë reshjet e shiut do të intesifikohen.

Situata është e vështirë në dy lumenjtë, atë të Ishmit dhe Erzenit,  fryrja e të cilëve rrezikon daljen nga shtrati.

Bashkia njoftoi mesditën e sotme se në Ishëm, lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore në Kërtushaj e Likmetaj si dhe gjithashtu ka dëmtuar rrugën në Lalëz e Draç.

Ndërsa në lagjen e Pallateve dhe në Lagjen Stalla, ka përmbytje nga reshjet e dëndura si dhe rrezikohen nga dalja e lumit Erzen.