Prej disa vitesh tashmë, Arbana dhe Eduarti e festojnë bashkë 7 majin, i cili, zakonisht i gjen nëpër udhëtime. Meqë kanë lindur në të njëjtën ditë, vit pas viti, festa i pret në mënyra të ndryshme. Këtë vit, në fakt, festa është e ndarë në tri pjesë…
Prej disa ditësh, çifti janë duke shijuar udhëtimet nga njëri vend në tjetrin për t’u ndalur më 7 maj, në ditën e lindjes së tyre, në Nju Jork. Pasi kanë mbyllur suksesshëm sezonin e parë të Big Brother VIP dhe pasi kanë ndarë me të gjithë lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, kanë vendosur që ditën e lindjes ta festojnë “aty ku krijohen ëndrrat”.
Me një foto të ëmbël në Instagramin e saj dhe me disa copëza ‘sakrifice’ nga i ftohti, që sidomos Eduartit i kanë kushtuar për të realizuar foton e ditës, Arbana ka ndarë me të gjithë urimin për të zgjedhurin e jetës.