Një vit pas emërimit në detyrë është larguar nga posti i drejtoreshës së kabinetit të bashkisë Durrës, Rovena Rozhani.
Një ditë më parë, në vend të Rozhanit është emëruar drejtoresha e re, Almiva Llaçi.
“DurrësLajm” mëson se Llaçi i është bashkuar stafit të bashkisë Durrës përreth një muaj më parë, ndërkohë që më herët ka qenë e punësuar në sektorin privat.





