Tre aksidente janë shënuar në pak orë në kryeqytet vetëm ditën e sotme, ku njëri prej tyre ka lënë të plagosur një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre tre muaj.

Sakaq, mësohet se Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet në të gjithë rrugët e kryeqytetit me qëllim rritjen e sigurisë dhe rendit publik.

Shpejtësia tej normave të lejuara, mos respektimi i semaforit dhe manovrat e gabuara, janë ndër faktorët kryesorë që janë bërë burim aksidenti.