Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta. Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat malore veri-verilindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit. Parashikohet që orët e vona të natës të risjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.