Mbrëmja e së dielës, solli surpriza në BAFTA TV Awards 2022, pasi disa nga favoritët kryesorë humbën mundësinë për të rrëmbyer çmimet më të rëndësishme. Pavarësisht se kryesoi nominimet me 11 të tillë, “It’s A Sin” fatkeqësisht humbi, duke mos marrë asnjë nga çmimet, raportojnë mediat vendase.
“In My Skin” fitoi çmimin si seriali dramatik më i mirë ndërsa “Time” fitoi në kategorinë e mini-serialeve. Jodie Comer fitoi çmimin si aktorja më e mirë kryesore për intepretimin në “Help” ndërsa Sean Bean për aktorin më të mirë kryesor në “Time”.
Ceremonia u drejtua nga Richard Ayoade dhe gjithashtu u ndanë të tjera çmime, për Ant & Dec për “Saturday Night Takeaway” dhe komedianin, Mo Gilligan për shfaqjen e tij “Lateish”.