Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ka raportuar përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë për punën e këtij institucioni.

Kraja është pyetur nga kryetari i KLP, Alfred Balla, nëse janë ndjerë të kërcënuar nga deklaratat politike dhe nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të fundit.

Kraja tha se e rëndësishme për prokurorët e SPAK është të vlerësojnë me korrektësi faktet dhe provat.

Të gjithë prokurorët dhe drejtuesi i BKH janë të bindur se punojnë dhe hetojnë personazhe shumë të rëndësishëm dhe për këtë arsye do të ketë opinione të ndryshme. Do të këtë presione. Korrekte për ne është të bëjmë hetimet, të vlerësojmë drejt provat dhe të japim produktin e duhur, ketë ju kam thënë dhe prokurorëve”, është shprehur Arben Kraja në mbledhjen e KLP-së.

Alfred Balla: A ka mosfunksionim mes jush dhe BKH?

Arben Kraja: Ne nuk kemi asnjë problem me BKH, ata janë të rinj po mësojnë dhe kanë dëshirë për të punuar. Ne kemi koncepte të ndryshme me drejtuesin e BKH për mosfunksionimin siç duhet të institucionit.

Tartar Baze: Keni arrestuar persona qe fillimisht janë akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe më pas kanë përfunduar në shpërdorim detyre.

Arben Kraja: Nuk ka asnjë rast të tillë ne nuk raportojmë në asnjë institucion për çështje konkret, por meqë pyetja jote është teorike po përgjigjem me gjeni një rast dhe unë jap dorëheqjen. Nuk ka asnjë rast të tillë. Unë nuk raportoj për çështje konkrete edhe nëse dalin apo rrinë të gjithë brenda dhe jashtë, nuk ka asnjë rast. T’i drejtoheni ILD për të verifikuar çështjet konkrete. Ne nuk flasim për çështje konkrete, keni hapësira të tjera ligjore.

Nurihan Seiti: Ky është një raportim pune por raportim mekanik, pyetja e parë po shoh që keni zgjedhur 3 zotërinj dhe s.’ka asnjë zonjë.

Arben Kraja: Nuk i kam zgjedhur unë, i keni zgjedhur ju, nuk ka asnjë paragjykim për koleget prokurore, por në fund është kompetencë e drejtuesit t’i zgjedhë.

Nurihan Seiti: Ju nuk do vini më në raportime më si kryetar, në raport me intervistën e parë dhe sot pas dy vitesh cila është gjurma juaj që latë në këtë institucion?

Arben Kraja: Është e vështirë të vlerësosh veten, unë kam punuar me vullnet, ligjshmëri dhe transparencë. Pjesa tjetër u takon të tjerëve ta vlerësojnë.