Sipas autoriteteve, një burrë nga Karolina e Jugut, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, ka pësuar një atak fatal në zemër, ndërsa përpiqej të varroste trupin e saj.

Oficerët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Edgefield iu përgjigjën një shtëpie në Trenton të shtunën për të hetuar raportet për një mashkull që nuk reagonte i shtrirë në oborrin e tij, tha Sherifi Jody Rowland në një njoftim për shtyp.

Kur arritën në vendngjarje, ata zbuluan 60-vjeçarin Joseph McKinnon në tokë pranë një grope të sapohapur.

U thirrën ekipet mjekësore dhe u përpoqën ta ringjallin, por pa rezultat. McKinnon u shpall i vdekur në vendngjarje.

Pas kërkimit të mëtejshëm të pronës, ata zbuluan një trup të dytë, pjesërisht të varrosur dhe jo shumë larg nga vendi ku McKinnon ra në oborrin e shtëpisë së tij. Eshtrat u identifikuan si 65-vjeçarja Patricia Dent, e cila gjithashtu jetonte në shtëpi.

Sipas një raporti të mjekut të marrë të hënën, McKinnon vdiq nga shkaqe natyrore -arresti kardiak – ndërsa shkaku i vdekjes së Dent ishte mbytje.

Sipas provave të mbledhura nga shtëpia e tyre, duket se McKinnon vrau gruan e tij dhe më pas e lidhi dhe e mbështolli në thasë plehrash përpara se ta fuste në një gropë të hapur më parë.

Por ai vdiq dhe vetë!