Rruga Durrës – Shijak e sapo përfunduar dhe inauguruar pak kohë më parë, ditën e sotme ka përfunduar në këtë gjendje pas stuhisë me reshje shiu që përfshiu qarkun mbrëmjen e shkuar.
FRPD publikon në faqen e saj në “Facebook” këto pamje nga rruga e mbuluar me ujë në aksin e vjetër Shijak – Durrës.
“Shiu i natës që kaloi nxori në pahë vjedhjen që ështe bëre me këte rruge , ku mungon Sistemi Kanalizimeve.
Prilli do jetë dita që banorët e Xhafzotaj dhe të Durrësit do i japin ate që meriton Ramës dhe Sektit të tij “RILINDJE” .”, shkruan FRPD krahas videos.
Ky aks ka qenë për vite me radhë i amortizuar, duke krijuar probleme për qarkullimin si të mjeteve te vogla ashtu edhe atyre të rënda, pasi prej vitesh nuk vihej dorë për rikonstruksionin e saj.





