Një 26-vjeçar spanjoll nga Valladolid nuk u besoi syve kur gjeti në rrugët e qytetitnjë çantë me 14 mijë euro.
Sipas mediave spanjolle, Andres Rodriguez, një inxhinier i ri nga Oviedo, i cili ndodhej për fundjavë në qytetin Valladolid gjeti shumën e konsiderueshme. Por pa u menduar i dorëzoi menjëherë në polici.
“Nuk hezitova asnjë çast t’i ktheja ato para, e dija që paratë nuk ishin të miat dhe se dikush duhej ta kishte të vështirë; kështu që fola me miqtë e mi dhe shkuam për ta dorëzuar në Policinë Kombëtare”, shpjegon Andres.
Gjesti i tij u vlerësua dhe u njoh nga Trupa e Policisë Kombëtare, e cila të mërkurën e kaluar lëshoi një deklaratë zyrtare për të raportuar mbi atë që ndodhi dhe për të nxjerrë në pah publikisht “gjestin e këtij qytetari”.





