E pëson keq një shqiptzar që ngacmoi seksualisht një të mitur në supermarket në Itali.

Mësohet se gjykata e ka dënuar atë me një vit burg.

Mediat italiane raportojnë se 30-vjeçari shqiptar ishte lënë në arrest shtëpie që prej 5 gushtit të vitit 2021, kur u arrestua pas akuzave të ngritura nga prindërit e një djali 12 vjeçar.

Sipas dëshmisë, burri kishte ngacmuar djalin në një supermarket në Peruxhia, ku ai kishte shkuar për të blerë disa gjëra. Fillimisht burri thjesht e kishte ndjekur nëpër raftet e supermarketit dhe e kishte përkëdhelur në faqe, por më pas, kur i mituri ishte nisur për në shtëpi me biçikletën e tij, 30-vjeçari shqiptar e kishte sulmuar. Për shkak të shkathtësisë së tij djali kishte arritur t’ia mbathte, ndërsa prindërit bënë menjëherë denoncim, duke çuar shqiptarin në pranga.

Mësohet se ai jetonte në Itali me dy fëmijë të mitur dhe kunatin e tij.