Selena Gomez ka kërkuar falje pas publikimit të një video të saj në TikTok, që sipas fansave ishte “thumb” ndaj bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey Bieber.

Këngëtarja publikoi një video që tregonte rutinën e saj të grimimit të fytyrës, pak pasi modelja bëri të njëjtën gjë.

“Kjo është arsyeja pse besoj se duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Unë nuk e di se çfarë bëra, por me të vërtetë kërkoj falje. Kisha 0 qëllim të keq, do e fshij së shpejti”, komentoi Gomez në videon e saj, pas kritikave të një pjesë të fansave.

Drama filloi pasi Hailey Bieber, e cila u martua me ish të dashurin e Selena Gomez në vitin 2018, postoi një video në TikTok ku u tregonte fansave se si aplikon grimin dhe rregullon flokët.

Menjëherë pas saj, edhe Selena Gomez publikoi një video ku tregonte rutinën e kujdesit për lëkurën e saj.

Disa fansa menduan se veprimi i këngëtares ishte tallje ndaj videos së modeles.

“Unë e di kujt i referohet ajo”, shkroi një person. Ndërsa një tjetër shtoi: “Po përpiqet të tallet me dikë, po gjejeni se kush është”.

Selena Gomez çaktivizoi komentet në videon e saj pak pasi kërkoi falje.

Teksa komentuesit kanë nxitur prej kohësh një dramë mes dy yjeve të famshëm, si Selena ashtu edhe Hailey janë përpjekur t’i hedhin poshtë zërat për armiqësi mes tyre.

Në gusht, modelja pëlqeu një postim në Instagram nga revista Elle ku Gomez ishte ylli i saj i kopertinës.

Ndërsa në tetor 2019, Selena publikoi këngën “Look at Her Now” që u mendua se ishte dedikim për Hailey, por ajo sqaroi: “Jam mirënjohëse që kënga është dëgjuar. Por nuk dua që gratë të sulmojnë gratë. Kurrë s’do jem njeri i tillë. Prandaj ju lutem jini të sjellshëm me të gjithë. Nuk ka rëndësi se si është situata, nëse jeni fansat e mi, mos u tregoni të pasjellshëm me askënd, ju lutem.”

Ajo shtoi: “Mos thoni gjëra që thjesht i ndjeni për një moment… Të lutem, dijeni se kjo nuk jam unë.”

Muajin e kaluar, Bieber u kërkoi fansave të këngëtares që ta linin të qetë, duke thënë se gjithçka tani është e shkuar.

“Më lini të qetë, po shikoj punën time. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë ju lutem. Ka kaluar mjaft kohëm ndaj më lini të qetë. Ju lutem, me të vërtetë. Kjo është kërkesa ime e vetme. Më lini të qetë.”