Rudina Dembacaj ka zhvilluar një bashkëbisedim në Instagram me ndjekësit e saj të cilët i kanë bërë pyetje. Dikush e ka pyetur aktoren nëse ka pasur ndonjëherë momente në jetën e saj kur është ndjerë e dobët dhe si ka vepruar më pas.

Aktorja tregoi se ka patur raste kur ka qarë tre ditë dhe më pas i ka dhënë zgjidhje.

Pyetje: A ke pasur ndonjëherë momente në jetë kur ke thënë nuk mundem më? Dhe si je ngritur sërish?

Rudina: E kam thënë, shumë shpesh! Kam qarë nja tre ditë, i kam dhënë zgjidhje. Një jetë kemi.