Pas konfirmimit formal të fitores së Kolegjit Elektoral të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden, nga Kongresi Amerikan, Presidenti Donald Trump tha se vendimi “përfaqëson fundin e mandatit të parë më madhështor në historinë presidenciale”.

“Ndonëse jam totalisht kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe faktet janë me mua, pavarësisht kësaj më 20 janar do të ketë një tranzicion të rregullt”, tha Trump në një deklaratë.

“Kam thënë gjithmonë se do të vijonim luftën për të siguruar që vetëm votat e rregullta të numëroheshin. Teksa kjo përfaqëson fundin e një mandati madhështor të parë në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës tonë për ta bërë Amerikën e madhe sërish”, tha Trump.