Katër të vdekur është deri më tani bilanci i përplasjeve të dhunshme në godinën Capitol. Duket se 6 janari është kthyer në një tragjedi në SHBA teksa Policia ka reaguar shpejt duke arrestuar plot 52 persona.
Një prej viktimave është gruaja që u qëllua nga Policia, kurse 3 të tjerë vdiqën pas përplasjeve, teksa po u jepej ndihma mjekësore. Viktima e parë sipas mediave amerikane është Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore të SHBA dhe një mbështetëse e Trump. Babbitt u qëllua brenda godinës Capitol rreth orës 15:00 dhe u dërgua në spital e vdekur.
Ditën e djeshme në një përpjekje të dhunshme mbështetësit pro Trump hynë në godinën Capitol dhe bllokuan mbledhjen e Kongresit që po debatonte për certifikimin e rezultatit zgjedhor.