Presidenti amerikan në detyrë Donald Trump është shfaqur me një video-mesazh duke u bërë thirrje protestuesve që të largohen nga Kongresi.
Ai iu bëri apel protestuesve të shkojnë në shtëpi, menjëherë pasi Joe Biden doli në një konferencë dhe i bëri apel këtij të fundit për t’u bërë thirrje protestuesve që të tërhiqen.
“ Ishin zgjedhje të manipuluara, por duhet të kemi paqe. E dimë se si ndiheni, jua duam, por shkoni në shtëpi. Shkoni në shtëpi të qetë”, tha Trump në video mesazhin e tij.
Ndërkohë vetëm pak çaste më parë Biden tha në konferencë: “Ky është një kaos i cili duhet të përfundojë tani. Donald Trump dil tani live në televizionin kombëtar dhe jepi fund këtij kaosi. Jam i shokuar që kombi ynë që ka qenë fanar ndriçues për demokracinë ka përfunduar kështu. Kjo e sotmja është shfaqje e turpshme. Shohim një numër të vogël ekstremistësh, kjo është anarki, është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet. Fjalët e një presidenti kamë rëndësi, pavarësisht sa i mirë apo i keq është ai president”.
Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës.
“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”, u tha Trump turmave.