Presidenti amerikan Doland Trump, iu ka bërë thirrje të përsëritura mbështetësve të tij nga rrjetet sociale “të ruajnë qetësinë” pas hyrjes me dhunë në ndërtesën e Kongresit, Capitol.
Mijëra mbështetës të presidentit President Trump që po protestonin duke pretenduar se atij “i janë vjedhur zgjedhjet” kanë hyrë brenda ndërtesës së Kongresit amerikan duke shtyrë kordonët e sigurisë prej numrit të tyre të papërmbajtshëm.
Policia e Capitol shihej me armë të nxjerra në dhomat e Kongresit, teksa disa prej oficerëve i drejtonin ato nga hyrjet teksa mbështetësit e tij thyenin xhamat e hyrjes.
Djali i madh i presidentit Donald Trump Jr gjithashtu nxiti mbështetësit e të atit të ruanin qetësinë pasi kishin mundur dhe kaluar policinë e Capitol.
“Kjo nuk është ajo që jemi ne”, shkruante djali i presidentit.
“Tregohuni paqësorë dhe përdorni të drejtën e Amendamentit të Parë, mos veproni si pala tjetër. Ne duhet të shpëtojmë vendin dhe kjo që po ndodh nuk po na ndihmon”, tha ai.





