Britney Spears ka ndarë me fansat këtë të shtunë një lajm të trishtë. Këngëtarja ka pësuar abort dhe ka humbur fëmijën. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, 40-vjeçarja tha se së bashku me partnerin e saj po kalojnë një periudhë të trishtë.
“Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën në fillim të shtatzënisë”,- shkruan Britney. Këngëtarja ka shkruar se është penduar që e bëri lajmin publik aq herët.
“Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjalë për lajme të mira, nuk u përmbajtëm dot, ndaj e ndamë aq shpejt me ju.
Dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin. Ju kërkojmë me përulësi pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe”.