Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 41 qytetarë, në këto bashki:
26 në Tiranë, 8 në Fier, 2 në Bulqizë, Vlorë, 1 Shkodër, Kamëz, Gramsh.
Në të gjithë vendin janë aktivë me Covid-19 261 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,857 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Maj 2022)
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 341
Testime totale 1,817,871
Raste pozitive 275,615
Raste të shëruara 271,857
Raste Aktive 261
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 33
Vlorë 14
Shkodër 13
Lezhë 10
Elbasan 8
Berat 8
Gjirokastër 8
Korçë 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2