Finlanda dhe Suedia duket se janë një hap anëtarësimit në NATO, pas deklaratave të bërë nga drejtuesit e lartë të dy vendeve këtë fundjavë, por edhe konfirmimeve që vijnë nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

Por çfarë përfitimesh do i jepnin të dyja vendet NATO-s?

Finlanda ka më shumë trupa në dispozicion se fqinji i asaj në Perëndim, por shumica dërrmuese e tyre janë rezervistë. Nga ana tjetër, Suedia ka më shumë helikopterë.

Trupat ushtarake

Suedia 24 mijë në total, 14.600 ushtarë të gatshëm dhe 10 mijë rezervistë.

Finlanda: 257.250 mijë ushtarë në total, 19.250 të gatshëm dhe 238.000 rezervistë

Tanket:

Suedia: 120 tanke

Finlanda: 100 tanke

Avionë luftarakë:

Suedia: 96

Finlanda: 107

Helikopterët:

Suedia: 106

Finlanda: 19

Artileri e rëndë

Suedia 1.064

Finlanda: 613

Artileri

Suedia: 357

Finlanda: 672.

Sakaq, kryeministrja e vendit, Magdalaena Andersson ka thënë se Suedia do të jetë një siguri dhe do të kontribuojë për më shumë siguri në NATO.
“Suedia do të jetë një ofrues sigurie”, tha kryeministrja.
Ajo ka shtuar më tej se momentalisht Suedia do të jetë e pambrojtur gjatë procesit të aplikimit, por më pas do të marrë mbështetjen e vendeve të tjera anëtare të aleancës. /BBC