Dhjetë muaj pas pandemisë koronavirusi preku edhe Arjan Harxhin, një nga mjekët më të angazhuar në luftën kundër Covid 19.
Mësohet se drejtori i spitalit Covid 3 Arian Harxhi, është dërguar në Turqi për t’u kuruar, pasi sipas burimeve koronavirusi i ka prekur mushkëritë.
Nga ana tjetër komiteti teknik i ekspertëve, në konferencën e parë për këtë vit, vendosi të mbajë në fuqi masat kufizuese aktuale ndërsa unversitetet do të vijojnë mësimin online të paktën edhe për dy javë.





