Ende vijon të përflitet për dyshen Bora-Donald! Shumë fansa kanë kërkuar herë pas here rikthimin e tyre por së fundmi Kryefjala.com bën me dije se dyshja janë bashkë.

Po, po e lexuat mirë. Sipas Kryefjala.com, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.

Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.

“Në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik”, nënvizon Kryefjala.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj…”, shkruante Bora.

Mirëpo, prezantuesja nuk mohoi që mund të ketë dedikime dhe falje.
Ja ç’shkruante Bora Zemani më herët:

“…Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht dhe publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be publike. Por ndihem e detyruar te them fjalen time pasi shoh qe ka me shume genjeshtra sesa te verteta ndaj po e permbledh. Per momentin ka ASGJE! Tani te shohim perpara e te respektojme pak me shume nieri-tjetrin! Shume dashuri per te gjithe ju!!”, shtoi ajo në shkrim.