Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre pas 3 vitesh që kur u celebruan.

Ai që ka ngritur dyshime është fakti se ata kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në Instagram. Megjithatë të dy ndiqen ende në këtë rrjet social. Këto mund të jenë shenjat e një krize martesore me aq sa mund të interpretojmë rrjetet sociale, por mund të jetë edhe një vendim që ata ta mbajnë marrëdhënien e tyre private në të ardhmen.

Vetë dy protagonistët nuk kanë bërë ende asnjë reagim.

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019 në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.

“Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situatës ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e fortë”, thoshte ajo.

Kjo është martesa e dytë për Bleron, i cili vite më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara. /Panorama Plus