Enkelejd Alibeaj do të mbledhë të shtunën grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:00.
Kujtojmë që të enjten, pas më shumë se tre orë diskutimesh, 26 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike propozuan 8 emra lidhur me kandidaturën për President.
Enkelejd Alibeaj tha se qëllimi i procesit është dalja me një kandidaturë të përbashkët, që duhet të ketë firmat e socialistëve, nëse palët arrijnë dakordësinë në procesin politik.





