Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel deklaroi në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave.
Ai u shpreh se në javët në vijim do të merren vendime të rëndësishme duke theksuar se bisedimet për anëtarësim duhet të vazhdojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Ju keni qenë partner i besueshëm dhe mik i vërtetë për ne. Ne diskutuam për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE. Ne duhet të japim energji të reja procesit të integrimit. Me mënyra të reja me mënyra inovative që reformat të përshpejtohen.
Ne po punojmë që të japim rezultate të prekshme për shqiptarët. Të mos presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim. Bisedat për anëtarësim duhet të vazhdojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pas tërmetit që ju e përmendët ne thamë që ju mund të mbështeteni te ne. BE arriti të mblidhte fonde si kurrë më parë për infrastrukturën të jeni të sigurt se mund të vazhdoni të mbështeteni te ne. Javët në vijim do të jenë kyçe shpresoj të merren vendime të rëndësishme”, tha ai.





