Ish kryeministri Sali Berisha foli per ecurine e gjyqit ne France ndaj Sekretarit amerikan te Shtetit Anthony Blinken, pas shpalljes “non grata”.
Sipas Berishës, në shqyrtimin gjyqësor ka dy faktorë që janë kundër këtij procesi që ka të bëjë me faktin se as Berisha dhe as Blinken nuk janë shtetas francezë dhe as shtetas të BE-së.
Megjithatë ai u shpreh se pasi të dalë vendimi i Gjykatës do të konsultohet me avokatin për të vijuar procesin.
“Me gjyqin në Francë po e ndjek me shumë angazhim avokati im, të cilit i kam dhënë besiminn e plotë, por siç kam njoftuar ka faktor pro dhe kundër. Kundër meje është se as unë dhe as sekretari i shtetit nuk jemi shtetas francez, dhe as shtetas të BE, dhe kjo nuk është në favor.
Po ashtu nuk është pozitiv fakti që sekretari i shtetit ka imunitet. Faktorë pro meje janë që shpifja dënohet aty ku del, edhe në Shqipëri mund të dënohej, ku njerëzit e dëgjojnë, e lexojnë dhe ti je viktimë e shpifjes.
Së dyti, vërtetë sekretari i shtetit, është njeri me imunitet, por shpifja në themel nuk hyn te veprimtaria zyrtare, psh, në Kushtetutën e Shqipërisë, ka një nen që të thojë se shpifja nuk mbrohet. Kjo mbetet në dorë të gjykatës, se si do të vendoset unë nuk e di, por procedura ligjore do të jetë e pandërprerë.
Në rast se Gjykata thotë se nuk je shtetas francez, atëherë pasi të studioj përgjigjen, do të shoh hapësira të tjera. Do e ndjek në dy rrugë problemin, gjyqësore dhe rrugën e transparencës, janë deri sot 45 publikime në mediat e SHBA dhe vendeve të tjera, që kanë faktuar se nuk ka asnjë provë për atë vendim.“, tha Berisha.





