Enkelejd Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të thirrur pasditen e sotme.

Vendimi i Alibeajt ka ardhur pas pozicionimit të Partisë Socialiste në raport me kandidatët e selisë blu për president të Shqipërisë.

Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shpërndarë ditën e sotme një qëndrim ku sqaron se PS nuk do të bashkojë firmat me demokratët për të arritur kuorumin e nevojshëm prej 20 votash për çdo kandidat për president.