Aksident tragjik në Itali.
Një 43-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi mjeti u përplas me murin e një vile.
Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përplasën në Santa Maria dell Focallo, Itali.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por gruaja kishte humbur jetën në vendngjarje.
Bashkëshorti i saj është transportuar në spitalin “Maggiore Nino Bagleri” në Modica.
Po punohet për rrethanat e aksidentit.





