Lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare, u përhap me shpejtësi në rrjet.
Të shumta ishin detajet që çonin në këto konkluzione. Mirëpo tani nuk ka më dyshime. Çifti i njohur i showbizit janë ndarë përfundimisht. Këtë ndarje e kanë konfirmuar burime për “Prive”.
Bëhet me dije se krisja e marrëdhënies së tyre kishte kohë që kishte ndodhur, dhe një ndër arsyet kryesore që e çoi çiftin drejt ndarjes ishte distanca.
Blero nuk ka pranuar të zhvendoset për të jetuar përfundimisht në Zvicër, ku ndodhet edhe ish-partnerja e tij, Afrona. Nga të njëjtat burime bëhet me dije se hera e fundit që çifti janë takuar ka qenë dy muaj më parë, kur Afrona hapi qendrën e saj të bukurisë. Ndërkohë çifti janë kontaktuar nga “Prive”, por të dy kanë refuzuar të japin një koment më tepër.
Ju kujtojmë që dyshja kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në Instagram. Ndërsa vlen të theksohet fakti të dy ndiqen ende në rrjetin social.
Dyshja u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër. Më herët, Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron.