Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe zëvendësambasadori, Demian Smith kanë marrë pjesë në marshimin e krenarisë, të organizuar nga komuniteti LGBTI+.

Ambasada ka postuar fotografitë e kryediplomates, e cila ka pozuar duke marshuar me flamurin dhe me bluzën e komunitetit LGBT.

Në njoftimin e publikuar theksohet  se: “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë personat si parime kushtetuese që vazhdojnë të udhëheqin diplomacinë amerikane”.