Renato Arapi shpreh keqardhjen për faktin se kthesa e Teutës erdhi disi vonë dhe pjesëmarrja në Europë është thuajse e pamundur. Arapi shpjegoi se ka marrë një lloj premtimi nga presidenti për të vijuar punën në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
“Po t’i kishim marrë më herët fitoret, do të ishim më pranë Europës. Na vjen keq që patëm atë ecuri gjatë kampionatit. Ajo që duhet të them është se me punë shumë gjëra mund të rregullohen. Sigurisht që kemi bërë një punë shumë të mirë. Dua të përgëzoj, përveç presidencës, edhe djemtë për seriozitetin që kanë treguar. Nëse do të ruhet pjesa më e madhe e rupit mund të bëhen gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm.”
Fjala e presidentit për të ardhmen:
“Në fund të sezonit do të kem një bisedë me presidentin, do të flasim për të ardhmen. Nëse do të qëndroj, do të flasim edhe për objektivat. Janë gjëra që nuk janë bërë zyrtare. Një bisedë e kam pasur me presidentin, që më ka dhënë besim, por gjërat nuk janë konkretizuar. Duhet rregulluar shënjestra? Shënjestra gjithsesi, besoj se është rregulluar, përderisa kemi marrë 5 fitore në 6 ndeshjet e fundit.”