Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar paraditen e sotme qendrës së votimit në selinë blu për të votuar për kryetar të PD. Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

 Teksa u ndal për mediat pas votimit, Berisha e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për mbarë Shqipërinë.

“Së pari përshëndes demokratët, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në, por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan. Ky është një proces historik jo vetëm për PD-në, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz, antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit të Republikës.“, tha Berisha.