Djegia nga dielli shkakton dhimbje të forta dhe parehati. Ajo mund të shmanget duke kufizuar ekspozimin në diell, por kur dëmi është bërë, atëherë shërimi mundësohet falë disa kurave natyrale shumë efikase.
Kompresat me qumësht
Banja ose kompresat me qumësht krijojnë një shtresë proteine në lëkurë që largon nxehtësinë, dhimbjen dhe ndjeshmërinë e lartë.
Xheli i Aloe Vera
Xheli i Aloe Verës është shumë efikas kundër djegieve të lëkurës nga dielli.
Ai ka aftësi freskuese dhe qetësuese por edhe nxit formimin e shtresave të reja të lëkurës.
Ky xhel është veçanërisht efikas për djegiet e lehta, që dëmtojnë shtresën e jashtme të lëkurës.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xheli i aloe verës është alkalin, i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Lyejeni zonën e djegur nga dielli me xhelin e aloe verës, që e merrni direkt nga gjethja e prerë.
Pas pesë minutash vendosni një shtresë të dytë dhe pas 10 minutash një shtresë të tretë të xhelit.
Vazelina e ftohtë
Ky krem zbutës e hidraton lëkurën dhe e ushqen atë.
Kremi i ftohtë zbut dhimbjen dhe përshpejton shërimin.
Kosi si krem antibakterial
Kosi ofron freski, hidratim dhe lufton inflamacionin.
Aplikimi i kosit në lëkurë ofron edhe qetësim të menjëhershëm.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës është një kurë e mrekullueshme sepse lufton mykun dhe inflamacionin.
Lyejeni lëkurën me uthull molle duke përdorur pak pambuk.
Lëkura do të hidratohet dhe nivelet e pehashit do të rikthehen në normalitet.
Bustinat e çajit
Bustinat e çajit kamomil mund t’i fusni në frigorifer dhe më pas t’i përdorni si kompresa ndaj djegies.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji përmban antioksidantë të cilët do të përshpejtojnë shërimin e lëkurës.
Kapsulat e vitaminës E
E djegura rrit nivelin e radikaleve të lira në lëkurë.
Për këtë duhet të përdorni kapsulat e vitaminës E dhe të lyeni me të të gjithë lëkurën e djegur.
Mjalti
Mjalti përshpejton shërimin, shmang infeksionin dhe largon dhimbjet.
Ai rekomandohet për disa lloje të djegurash, përfshirë edhe atë nga dielli.
Sodë buke
Nëse jeni djegur nga dielli, atëherë duhet të bëni patjetër kompresa me ujë dhe sodë buke.
Ajo largon ndjesinë e parehatshme të kruarjes dhe lufton inflamacionin.
Kastraveci
Fusni dy ose më shumë kastravecë në frigorifer.
Pasi të jenë ftohur hidhini në mikser deri sa të përfitoni një pastë të freskët të cilën mund ta vendosni mbi lëkurë./AgroWeb.org