Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha emëruan në krye të AMA-s njerëzit e tyre të besuar.
Duke e quajtur AMA-n si një institucion të censurës, Berisha tha se duhet të jetë i balancuar, më i pavarur dhe paanshëm.
“Si asnjëherë në ekzistencën e këtij institiucioni Edi Rama dhe mjerisht peng Basha emëruan kryetar dhe zv.kryetar njerëzit më të besuar të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur dhe gjysmë të pavarur të mediave, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka pasur këtë shkallë ekstreme politizimi megjithë kërkesën, insistimet e mediave, e institicioneve ndërkombëtare që ky institicion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur, më i paanshëm. Nuk ia vlen ti kushtosh as edhe një minutë më shumë institicionit që AMA-s, por do ndalem këtu në gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri”, tha Berisha.





