RotaryClub Durrës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të sipërmarrëses Shpresa Prodani.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, RCD shkruan se përulet sot me respekt dhe mirënjohje ndaj jetës dhe veprës së zonjës Prodani e cila prej 15 vitesh është pjesë e këtij klubi si dhe mban titullin e nderuar të Paul Harris “Për kontributet e saj të çmuara në ndihmë të komuniteteve në nevojë dhe promovimit të vlerave rotariane”.
POSTIMI I PLOTË
Sot më 4 Janar 2021, ndahet parakohe nga jeta për shkak të Covid-19 një prej aktivisteve më të devotshme të Rotary Club Durrës, zonja e nderuar ish Presidente e klubit Shpresa Prodani.
Zonja Prodani, rotariane prej 15 vitesh ka drejtuar Klubin e Durrësit në vitet 2016 -2017 dhe mban titullin e nderuar të Paul Harris “Për kontributet e saj të çmuara në ndihmë të komuniteteve në nevojë dhe promovimit të vlerave rotariane”.
RC Durrës përulet sot me respekt dhe mirënjohje ndaj jetës dhe veprës së zonjës Prodani dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur, rotarianëve për miken e tyre të çmuar !
Lamtumire e u prehsh në paqe Zonja Shpresa !
I paharruar qoftë kujtimi e vepra e saj !
RCD





