Telashe për ish-banorin e Big-Brother në Greqi.

30-vjeçari Steve Milatos akuzohet se ka joshur një turiste 21-vjeçare me origjinë nga Britania e Madhe duke e ftuar në festën që zhvillohej në një klub nate në Rhodos.

Vajza pretendon se, pasi kaluan pak kohë së bashku në festë, ai e ftoi të largoheshin nga aty dhe ajo pranoi. Ajo shton se ai e çoi në një plazh të errët ku nuk kishte njeri tjetër dhe e përdhunoi.

Milatos i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa ka deklaruar se gjithçka po bëhet për t’i prishur imazhin. Vajza britanike për momentin është dërguar në spital ku po bëhne ekzaminimet për të provuar nëse është përdhunuar apo jo.

Në disa raste turistet femra joshin djem dhei akuzojnë për përdhunim që të përfitojnë kompensime nga siguracionet e jetës.