Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm të shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e dëborës.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 12°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm të shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 06°C.