Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela janë martuar pasditen e sotme.
Martesën e ka celebruar kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa shoqërues të tij Iliri ka zgjedhur Ermal Mamaqin.
Dasmën fituesi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur ta bëjnë buzë detit në Durrës nën ngjyrat e mrekullueshme që perëndimet falin, ashtu siç e kishte paralajmëruar, në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij.
Pak muaj më parë Iliri deklaroi se nuk kishte zhvilluar dasmë, por vetëm një ceremoni martesore në bashki në Itali dhe një darkë private me 14 persona.
Andaj balerini i njohur ka zgjedhur ta çojë deri në fund adetin për të pasur një kujtim të bukur me aktoren italiane, me të cilën ka edhe një vajzë, Emily.