Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini u martuan të shtunën. Të ftuar ishin mjaft miq e shokë të Ilirit.

Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ‘vëllait’ të tij Sabianit. I ftuar në një emision televiziv ai tregoi detaje për dasmën.

Moderatori Isli Islami e pyeti në një moment se pse mungoi miku i tij i “Big Brother VIP”, Shaqiri zbuloi për herë të parë se ia kishte dërguar ftesën. Por pavarësisht se Ilir nuk e pranoi hapur mërzitjen mes tyre, Sabiani ditën e dasmës postonte momente me familjarë të tij nga Dhërmiu, dhe dukej se nuk kishte asnjë axhendë të ngjeshur.

“Ka pasur mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë nuk vinin dot. Siç nuk erdhën miqtë e mi që janë në Itali, Kledi, Dori e të tjerë.

Ftesa është bërë në fillim për 4 qershor, por u përshpejtua për tani, e prandaj kishte edhe mospërputhje me datat.

Sabi e ka marrë ftesën i pari si shumë të tjerë që ishin familjarë të “Big Brother”. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Falë punës jetojmë. Ndoshta edhe unë ndonjë ditë nëse do jem i ftuar në një dasmë nuk mund të shkoj dhe dua të më mirëkuptojë”, u shpreh fituesi i edicionit të parë të BB VIP.

Ndërsa i ngacmuar nga Isli nëse e kishte ftuar Donaldin, Iliri tha shkurt që “nuk e ftova”